Shifra alarmante për diabetin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-18 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shmangni obezitetin tek fëmijët për te parandaluar diabetin. Këshilla vjen nga mjeket specialiste, te cilët japin alarmin për rritjen e numrit te te prekurve. 10% e popullsisë shqiptare është me diabet, por vetëm gjysma e tyre janë te diagnostikuar. Ndërsa 1500 fëmije vuajnë nga diabeti, ?epidemia e shekullit? siç e cilësojnë mjeket. Teuta nga Tirana, dy vjet me pare mesoi se vajza e saj ishte me diabet. Pas lajmit tronditës asaj iu desh te linte punën, për t?i shërbyer ne çdo kohe vajzës 10-vjeçare, ndërsa tregon se kostot per te përballuar diabetin, janë shume te larta. Gjate nje aktiviteti ndërgjegjes, përfaqësues te shoqatës se fëmijëve me diabet, kërkojnë rimbursimin e pompave te insulinës dhe fishave. Nje familje qe ka nje fëmije me diabet, shpenzon mesatarisht 40 mije leke te rinj ne muaj per trajtimin e sëmundjes dhe dietën ushqimore, e cila duhet te jete e veçante. Ndryshe nga te rriturit, shenjat e shfaqjes se diabetit janë me te shpejta tek fëmijët. Nje fëmije me diabet konsumon shume ujë, ka oreks, por renie te theksuar ne peshe.