https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Qeveria "në shifra", ministrat raport për 300 ditët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë raportuar publikisht me shifra, ato që I konsiderojnë fakte dhe objektiva të secilit dikaster, për 300 ditët e qeverisjes. Në mbledhjen e posacme për të analizuar këtë kohëzgjatje të qeverisë, zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaroi sot se në krye të 300 ditëve, Shqipëria është më pranë Europës. "Shqipëria është sot një vend zyrtarisht kandidat për BE-në. Ne përmbushëm angazhimin më të rëndësishëm të qeverisjes sonë, rirlindjen e besimit te shqiptarët dhe tek e ardhmja. Sot secili prej nesh në kabinet është i bindur se synimet tona ambicioze për një Shqipëri të rilindur si gjithë Europa janë të mundura"- u shpreh Peleshi. Marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, ka qenë kryefjalë për ministren e Integrimit Klajda Gjosha. Sipas saj, 300 ditët e qeverisjes, kanë bërë që Shqipëria të ecë 300 ditë më përpara. "Kemi bërë një punë të shkëlqyer në ekip për integrimin. Koordinim me të gjitha institucionet, energji e madhe. Kjo nuk është vetëm arritje e një qeverie apo të tjerave por e gjithë qytetarëve. Tani do të fokusohemi me plotësimin e 5 prioriteteve që do na çojnë drejt hapjes së negociatave. Veçoj reformën në drejtësi për ta përfunduar me sukses, duhet një politikë më bashkëpunuese me rajonin"- theksoi mes të tjerash ministrja Gjosha. Reforma territoriale ka qenë në qendër të fjalës së ministrit Blendi Cuci, në prezantimit e punës 300 ditore. "Në 300 ditë kemi realizuar reformën më të rëndësishme të qeverisë, reformën territoriale që gjeti mbështetje nga qeveria amerikane, zvicerane, OSBE e Këshilli i Europës. Krijuam grupe rajonale pune, krijuam si rrallëherë. Për të ardhur tek harta e re hartuam ndarjen e re administrative, duke propozuar 5 variante, ndërtuam dhe punuam mbi një proces gjithëpërfshirës si dhe krijuam një platformë dixhitale me 30 mijë vizitorë online. Realizuam sondazhin më të madh kombëtar, 16 mijë të investuar"- ishin shifrat që renditi ministri.