Report TV - Del nga burgu Elvis Rroshi Gjykata cakton 'Arrest shtëpie"

2016-06-16 0

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, ka lënë qelitë e Drejtorisë së Tiranës këtë të enjte pasi Gjykata i ndryshoi masën e sigurisë duke i caktuar arrest në shtëpi.

Vendimi u mor nga gjyqtari Dritan Caka i cili tre ditë më parë caktoi arrest me burg në mungesë ndaj Rroshit.

Arrestimi i Rroshit u bë me kërkesë të Prokurorisë e cila e akuzon atë falsifikim të vulave dhe stampave në lidhje me dëshminë e penalitetit të paraqitur prej tij.

Por këtë akuzë si Rroshi dhe avokati i tij Theodhori Sollaku e kanë mohuar duke kërkuar lirimin nga burgu si dhe ka paralajmëruar apelim të arrestit në shtëpi.
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi u arrestua pasditen pasditen e të hënës nga forcat e policisë të komisariatit të Kavajës pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës.

Mbi Rroshin rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve dhe mosdeklarim në formularin e vetëdeklarimit. Rroshi nuk deklaroi arrestimin e tij në Itali, në vitin 1993, në moshën 16-vjeçare si dhe arrestimin e dëbimin dy herë nga shteti zviceran në vitin 1995 dhe 1997.

Në 31 maj, kryebashkiaku i Kavajës dha dorëheqjen pasi siç deklaroi, avokatët e tij kishin zbuluar se ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga drejtësia italiane në vitin 1992, atëherë Rroshi në moshën 16-vjeç.

Ndërsa tre ditë më pas, Elvis Rroshi tërhoqi dorëheqjen pasi publikoi dy dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga drejtësia italiane, ku ai rezultonte i pastër me të dy emrat, Ervin dhe Elvis.

Free Traffic Exchange