Report TV - Kërkesa e PD për drejtësinë Vasili: Ka mundësi për zgjidhje

2016-06-13 1

Kreu i grupit parlamentar të LSI i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit Meta dhe kryeministrit Rama. Ai tha se ekzistojnë të gjitha mundësitë për ti dhënë zgjidhje pretendimit të vetëm të opozitës që mban pezull miratimin e Reformës në drejtësi

"Në përgjigje të interesimit tuaj Meta ka zhvilluar nëj takim em Ramën sot ku informoi lidhur me takimin me Bashën. dhe krahas informacionit që ka të bëjë më drejtpërdrejt me procedurat për ndryshimet kushtetuese, informoi edhe për kushtet e Bashës për miratimin e paketës kushtetuese. ne kemi shprehur dhe besimin se janë të gjitha mundësitë që në përputhje me opinionin e Venecias finalin dhe rekomandimet e EURALIUS E OPDTA ekzistojnë të gjitha mundësitë për këtë pretendim të PD për të dhënë një zgjidhje pasi koha nuk pret dhe orët janë të çmueshme për të punuar e për të zgjidhur pretendimin e PD.Vetëm zgjidhja e një pretendim i vetëm e çliron Reformën dhe na jep zgjidhje që nuk humbet më kohë."-tha Vasili

Lidhur me vendet e rezervuara Vasili nuk ka pranuar të flasë jashtë kornizës së të shpjeguarit gjithcka në lidhje me takimin