Report TV - Vasili: Konsensusi për Byronë e Hetimit shembull për "drejtësinë"

2016-03-27 0

TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integim përshëndeti miratimin nga qeveria të projektligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si pjesë e ligjit të Policisë së Shtetit. Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili tha se ky ligj eci përmes një procesi gjithëpërfshirës ndaj kërkoi që kjo frymë konsensuale të vazhdojë edhe për reforma të tjera të rëndësishme në vend, siç është ajo në drejtësi.

"Merr zgjidhje dhe një shqetëim i ngritur me forcë nga opozita shqitpare për miratimin sa më parë të këtij projektligji. Ky shqetësim i përbashkët i të gjitha forcave merr një përgjigje sot, dhe ajo që mbetet është që kjo strukturë duhet të fillojë sa më parë nga puna pasi objektivat që ligji ka, kanë të bëjnë me cështje të rëndëishme të cilat do të marrin përgjigje. Ky proces gjithëpërfshirës, konsensual, është për tu përshendetur, dhe ky konsuens të na projë dhe për cështje të tjera sic është reforma në drejtës", tha Vasili.