Report TV - Dokumenti ekskluziv, historianët që kërkonin në ’72 gjurmët e Fan Nolit

2016-06-07 0

Një relacion i vitit 1972, zbulon rezultat e kërkimeve të një ekipi historianësh dhe kërkuesish shkencor në arkivat dhe bibliotekat e Austrisë për aktivitetin politik të Fan Nolit në vitet 1925-1927. Në Bibliotekën Kombëtare të Vjenës, sipas historianëve kishin shfletuar mijëra faqe të peroidikëve që kishin pasqyruar aktivitetin e Nolit dhe të KONARE-s në këtë periudhë. Sipas tyre veprimtaria e Nolit, ishte përqendruar në dërgim telegramesh proteste, dhënie intervistash etj. ?Interes paraqet një intervistë e Fan Nolit dhënë gazetës zvicerane ?Neue Zurcher Zeitung?, në të cilën, përveç qëndrimit të autorit ndaj problemeve politike të kohës, ka edhe të dhëna e fakte nga jeta e tij?, shkruan Koço Bihiku në fund të relacionit informues.

Po ashtu në arkivin politik kishin kërkuar të konsultonin dokumente që lidheshin me aktivitetin e emigracionit politik në Austri në vitet 1925-1931, por nuk iu ishin shërbyer. Kjo sepse nuk e lejonin rregullat e arkivit, të cilat për studiuesit e huaj, parashikonin të kalonte më shumë se 50 vjet nga ngjarja, që të kishin mundësi për ta parë dokumentacionin.
Por në atë arkiv gjithsesi kishin marrë materiale me shumë vlerë të viteve 1912-1913 mbi aktivitetin e Ismail Qemalit, të qeverisë së Vlorës apo të aktivitetit të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në vitin 1913, si edhe për veprimtarinë e delegacionit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër?

Relacioni zbulon edhe emrin e një bashkëpunëtori shkencor që kishin në Vjenë, falë të cilit merrnin materialet që porosisnin nga Tirana. Por emri dhe veprimtaria e tij mbahej sekret (Anton Nemet, i cili punonte prej vitesh për mikrofilmimin e porosive nga Tirana) dhe se në këtë rast i kishte ndihmuar për tu dhënë një dosje me materiale të mikofilmuara mbi aktivitetetin e Nolit në 1925.

Free Traffic Exchange