Rëndohen pozitat e ish-ministrit të Financave Ridvan Bode në raport me historinë e favorizimit të kompanisë çeke ?CEZ?.
Shqiptarja.com zbardh shkresën me firmën e ish-kryefinancierit Ridvan Bode, i cili jo vetëm mbështet, por del edhe garant i skemës së favorizimit të CEZ me anë të njohjes së rritjes së borxhit të keq nga 4 për qind në 16.85 për qind. Konkretisht, me shkresën Nr. 4512 / 3, datë 5. 04. 2012, Ridvan Bode mbështet Entin Rregullator të Energjisë për t?i njohur rritjen e borxhit të keq CEZ, në kundërshtim me dy vendime qeverie.