http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria provokon Athinën zyrtare duke trajtuar zyrtarisht çështjen çame ne Tirane. Kështu shkruan e përditjshma ?Proto Thema? në një artikull të saj me titull; ?Qeveria greke qëndron e plogësht përballë provokimeve të Turqisë dhe Shqipërisë?. Në këtë shkrim thuhet se ndonëse pala greke e quan të mbyllur çështjen çame, ministri i jashtëm shqiptar e hap atë gjatë vizitës zyrtare të homologut të tij Kotzias në Tiranë. Ndërkohë, gazeta ?Kathimerini?, shkruan se historia përsëritet. E përditshmja i referohet takimit të Micotaqis në janar të vitit 1991 në Tirane me ish-presidentin Alia, por ky i fundit, sikundër dhe qëndrimi i ashpër i Stefanopulos në takimin me Moisiun, paralajmëruan për incident diplomatik. Ne artikullin e saj ?Kathimerini? vijon se dy ministrat e jashtëm folën per angazhime te përbashkëta në NATO dhe në perspektivën europiane të Shqipërisë në BE. Të martën ministri i jashtëm grek vijon vizitën e tij në Tiranë me një takim me kryeministrin Edi Rama. - See more at: http://vizionplus.al/tirana-provokon-athinen-zyrtare/#sthash.kZm85Zjb.dpuf