https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Tirana, starton "era" Magani - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tekniku i ri i Tiranës, Gugash Magani, do ta fillojë aventurën e tij të re si bardheblu pikërisht me një ndeshje të vështirë në Lushnjë në raundin e dytë të kupës së Shqipërisë. Magani ka suprizuar në daljen e tij publike duke deklaruar se pavarësisht se skuadra e kryeqytetit është në vend të fundit në renditjen e Superligës dhe i duhet të luftoje për mbijetesën, kupa mbetet objektiv për Tiranën. Ndërkohë tekniku i ri ka bërë të ditur se kësaj skuadre, i duhet përkushtim dhe qetësi duke mare çdo ndeshje hap pas hapi deri në fund të sezonit. Pika e pare qe u është kërkuar donatorëve, ka qenë ndërhyrja në merkaton e janarit, ndërsa përzgjedhja e grupit aktual nuk do të bëhet pa mbaruar edhe 5 takimet e fundit për ketë vit. Për teknikun e mirënjohur të Superligës i cili ka një kontrate 6 mujore deri në fund të sezonit afrimi te Tirana është një sfidë dhe avantazh dhe jo një guxim i tepruar për të shpëtuar një nga emrat më të mëdhenj në futbollin shqiptar.

Free Traffic Exchange