Report TV - Athina: Deklaratat e Ramës për çështjen Çame të papranueshme

2016-06-05 0

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë nga kryeministrit Edi Rama gjatë Kongresit të PDIU-s, lidhur me çështjen Çame. Diplomacia greke i cilëson të papranueshme qëndrimet të cilat sipas Athinës ngrejnë çështje inekzistente.

"Shqipëria duhet të kuptojë se kursi i saj evropian varet nga zbatimi strikt i pesë parimeve të BE-së, ndër të cilat është respekti për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. Kjo nënkupton se ajo duhet të respektojë vendimet e gjykatave, sidomos kur bëhet fjalë për krimet e luftës, dhe në vend që ngrejë çështje inekzistente të zbatojë kushtet dhe angazhimet në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit autokton grek", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Jashtme greke.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme greke vjen një ditë para se kryediplomati grek, Nikos Kotzias të vizitojë Tiranën.

Free Traffic Exchange