Ndryshimi i kursit të mazhorancës n" />
Ndryshimi i kursit të mazhorancës n"/>

Ora News - "Ndryshimi 360 gradë i Ramës dhe garancitë e Bashës për çështjen çame"

2018-09-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshimi i kursit të mazhorancës në raport me çështjen çame në bisedimet me Greqinë duket se ka qenë arsyeja kryesore që ka nxitur kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, të kalojë në kampin e opozitës së bashkuar.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Idrizi tha se me Bashën ka qenë konkret dhe se PDIU ka nxjerrë mësimet e saj nga koalicionet e mëparshme.

Idrizi: U nisëm nga prioriteti që ka PDIU, që ka të bëjë me avancimin e çështje së shqiptarëve të Çamërisë. Kemi rënë dakord të avancojmë me zgjidhjen e kësaj çështje duke pasur mbështetjen jo vetëm të PD por dhe opozitës së bashkuar. Kam qenë shumë racional duke kërkuar të ikim nga folklorizmat dhe përdorimi i kësaj çështje dhe retorikat boshe por ta shohim këtë në kuadrin e Konventës Eropiane për të Drejtat e Njeriut në mënyrë që ne ti japim zgjidhje dhe përmes diplomacisë dhe rrugës ligjore kujtesës historike për çështjen e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, vlerësimit dhe nderimit të gjithë viktimave të pafajshme të këtij genocidi dhe eksplorimit dhe përcaktimit të rrugës ligjore për zgjidhjen e çështjeve pronësore.

Jam i keqardhur sepse kam besuar se çështja e Çamërisë nuk është çështje vetëm e PDIU por gjithë shqiptarëve si një padrejtësi e madhe historike që i është bërë kombit shqiptar. Në gjithë këtë rrugëtim kemi marrë mësimet tona.Ajo që kam bërë mea-cupla dhe në Këshillin Kombëtar, unë e kam ditur që kemi përballë Greqinë por fatkeqësisht kuptuam se kemi përballë dhe politikën shqiptare.Në këtë kuptim kemi qenë shumë rigoroz që çështja e shqiptarëve të Çamërisë të futet në një zgjidhje reale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndryshimi-360-grade-i-rames-dhe-garancite-e-bashes-ceshtjen-came