Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqata Tirana kremtoi 25 vjetorin e themelimit të saj. Siç edhe e ka bërë traditë ky grupim, përvjetori jubilar u festua në një aktivitet me pjesëmarrje të grupeve të ndryshme shoqërore.
Përfaqësues nga politika, arti, kultura, media, biznesi dhe personalitete të shquara të kryeqytetit vlerësuan rolin e shoqatës Tirana ndër vite.
Në fjalën përshëndetëse para të pranishmëve, kryetari i Shoqatës, Arben Tafaj, teksa evidentoi disa momente të rëndësishme, një vend të veçantë i kushtoi edhe drejtuesve apo anëtarëve të vjetër të Shoqatës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/shoqata-tirana-festoi-25-vjetorin-e-krijimit-vleresohen-arritjet/