Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Laura Omeri është një nga 40 fëmijët që po rriten dhe edukohen në institucionet e përkujdesit ?Zyber Hallulli?. Është 9 vjeç dhe ka talent për pikturë e tërhequr më shume nga peisazhi
Laura Omeri: Pikturoj peisazhet, kam pikturuar e vogël në fletë formati
Laura së bashku me 15 fëmijë dhe adoleshentë të tjerë nga sot do të kenë mundësi të zhvillojnë një kurs 6 mujorsh në pikturë në Akademinë e Arteve mundësuar nga Shoqata e Konsujve të Nderit.
Presidenti Shoqatës së Konsujve të Nderit, Ylli Ndroqi, dhe anëtarë të tjerë ua dhanë personalisht fëmijëve të Zyber Hallullit çertifikatat e zhvillimit të kursit. Nuk munguan dhe dhuratat si mjetet dhe ngjyra për piktorët e vegjël.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/konsujt-e-nderit-ne-mbeshtetje-te-15-femijeve-te-zyber-hallullit-u-ofrohen-kurse-pikture/