Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në duart e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit arti i pikturës është përdorur për të përcjellë mesazhe sensitive, në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Në konkursin me temë "Respektoni të Drejtat e mia" zhvilluar nga Qendra e Informimit të BE në kuadër të ditës së të drejtave të njeriut dhe ditës universale të fëmijëve, artistët e ardhshëm dhanë mesazhet e tyre përmes penelave.
?Ju jeni me fat pasi keni mundësi që të shkoni në shkollë dhe të edukoheni, të mësoni. Ndërkohë që fëmijë të tjerë nuk e kanë këtë mundësi, prandaj ne duhet të diskutojmë mbi këto cështje, të punojmë në mënyrë që të promovojmë të drejtat për edukimin dhe arsimin e të gjithë fëmijëve kudo që ndodhën.?
Vetë nxënësit fitues, të cilët u vlerësuan me cmime shpjeguan mesazhet që përcjellin punimet e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/respektoni-te-drejtat-e-mia-konkursi-i-piktures-ne-kuader-te-dites-se-femijeve