Report TV - Kavaja hap sezonin turistik, Roshi: Ejani, pasi do mbeteni të kënaqur

2016-05-28 5

Duket se moti i mirë i 2 ditëve të fundit ka vënë në lëvizje bashkinë e Kavajës që të shpallë hapjen e sezonit turistik veror.

Është përzgjedhur plazhi i Golemit për të organizuar ceremoninë e rastit. Tashmë bashkia e Kavajës ka në administrimin e saj një gjatësi të konsiderueshme bregdetare në të cilën gjenden një numër plazhesh të njohura si brenda ashtu dhe jashtë territorit shqiptar. Të tillë janë Golemi, Qerreti, Karpeni, Spilleja e Grethi.

Në ceremoninë e organizuar në Golem, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi ftoi pushuesit si ata vendas por edhe ata nga Kosova e më gjerë që të vijnë e të pushojnë në bregdetin e Kavajës pasi do të mbeten të kënaqur si nga plazhet ashtu edhe nga cilësia e shërbimeve.

Më pas artistë të ndryshëm performuan për qytetarët e Kavajës të cilët kishin mbushur sot plazhin e Golemit.

Ndërkohë edhe vetë qyteti i Kavajës ka pësuar ndryshime në urbanistikën e tij gjë që përbën një aset më shumë për turistët.

Free Traffic Exchange