Meta: “Politika bashkë për drejtësinë, si tifozët e Tiranës dhe Partizanit për Kombëtaren”

2016-05-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politika shqiptare duhet të gjejë forcë dhe të bashkohet për reformën në drejtësi, ashtu siç bashkohen e fanatiksat e Tiranës dhe guerrilasit e Partizanit për kombëtaren Shqipëtare.
Ka qenë ky mesazhi që ka dhënë nga kreu i LSI, Ilir Meta, duke i kërkuar klasës politike të dalë mbi interesat e ditës dhe përbushë detyrimet ndaj të ardhmes së europiane të vendit.
Meta: ?Meqenëse jemi para kampionatit në Francë, t?u urojmë suksese.Kur luante Shqipëria me Danimarkën vajza ime e vogël ishte shumë nervoze se kishte hall se mos hanim gol nga Danimarka. Dhe unë u shqetësova sepse ajo ishte në një stres të paparë. Sa herë merrnin topin danezët çohej në këmbë. Dhe i them se pse shqetësohesh kaq shumë. Më tha se dua që Shqipëria të shkojë në Francë. Po pse Shqipëria duhet të shkojë në Francë? Që Shqipëria të bëhet e famshme. Unë mendoj që Shqipëria është bërë e famshme në futboll falë punë dhe përkushtimit të lojtarëve tanë dhe trajnerit tonë Gani Abazi, Federatës, tifozëve. Politika duhet të bashkohet për çështjen e reformës në drejtësi siç bashkohen ultrasit e Tiranës me guerrilasit e Partizanit kur loz kombëtarja.Të gjithë e presin reformën në drejtësi si një mundësi për të mbështetur Shqipërinë, por dhe mundësi për të treguar në këto kohë të vështira të zgjerimit të BE që ka mundësi që proçesi i zgjerimit të përparojë qoftë dhe në një vend të caktuar si Shqipëria, por për këtë gjë na duhet të bëjmë një sforcim. Në fakt është detyrim?.
Meta tha se çdo vonesë e bën më të vështirë edhe axhendën dhe kalendarin e hapave të mëtejshëm që vendi ynë duhet të bëjë në rrugën e anëtarësimit drejt BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-politika-bashke-per-drejtesine-si-tifozet-e-tiranes-dhe-partizanit-per-kombetaren/

Free Traffic Exchange