Sporti, Topi:Kam keqardhje për klubin e "Tiranës" dhe "Partizanit"

2015-08-21 1

TIRANË -- Bamir Topi, kreu i FRD-së, ka folur sot për sportin. "Në ekipin e Tiranës gjëra nuk po shkojnë mirë", - tha ai, - madje ka gjëra që nuk m'i do zemra t'i them deri në fund ashtu siç janë, kurse për Partizanin ndieva keqardhje kur kaloi në kategorinë inferiore". Gjykimet e tij për sportin, ish-Presidenti dhe kryetarit i FRD-së i ka dhënë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë sportivë në redaksinë e gazetës "Sport Ekspres".
Kryetari i FRD-së tha: "Punët në atë klub nuk po shkojnë mirë. Tirana është një skuadër elitare dhe kërkon nje menaxhim elitar. Problemi kryesor te Tirana janë kontratat e lojtarëve, të cilat janë tërësisht informale dhe zbatohen sipas vullnetit të palëve dhe kjo gjë duhet të marrë fund".

Free Traffic Exchange