Report TV - Gjykata e Tiranës revokon gjykimin e shkurtuar për Frrokun

2016-05-24 1

Gjykata e Tiranës bën një hap pas në procesin gjyqësorë ndaj deputetit Mark Frroku duke revokuar një vendim të saj për gjykimin e shkurtuar. Këtë të martë trupa gjyqësore e kryesuar nga Klorinda Cela dhe anëtarët Petrit Como dhe Ardiana Bera vendosën që gjykimi ndaj Frrokut të zhvillohet me procedurë normale.

Shkak për këtë vendim u bënë kërkesat e avokatit mbrojtës Tonin Prendi për pavlefshmërinë e disa akteve të ndodhura në fashikullin gjyqësor. Sipas avokatit Prendi, gjykata duhet të shpall të pavlefshëm dhe të papërdorshëm akt ekspertimin kontabël të pasurisë së familjes Frroku si dhe dëshmitë e dhëna në prokurorinë belge nga një sërë dëshmitarësh anonim që kanë dhënë versionin e tyre për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti.

Free Traffic Exchange