A1 Report - Xhamia e Namazgjasë, Gjykata e Tiranës shapll "inkompetencë"

2015-08-21 5

TIRANE- Procesi gjyqësor ndërmjet Shoqërisë Civile dhe Këshillit Kombëtar të Territorit për shfuqizimin e lejes ndërtimore të xhamisë së Namazgjasë transferohet nga Gjykata e Tiranës në atë Administrative.

Vendimi është marrë sot nga gjykatësja Fahrie Bundo duke shpallur inkopetencë të çështjes, ndërkaq përfaqësues të shoqërisë civile thanë se duhet të bllokohet edhe ndërtimi i xhamisë dhe gropa e hapur të rehabilitohet për tu kthyer në gjendjen e mëparshme.

Pak kohë më parë qeveria Rama anulloi ndërtimin e kullave të biznesit dhe lejoi vetëm ndërtimin e xhamisë, por ende në sheshin e ndërtimit të inaguruar nga qeveria Berisha dhe përfaqësues të komunitetit mysliman, nuk kryhet asnjë punim.