Rama intervistë për “Euronews” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria do të votojë shumë shpejt reformën në drejtësi dhe qeveria pretendon që fundi i këtij viti të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Këtë deklaratë kreu i qeverisë e ka dhënë gjatë një interviste për televizionin prestigjioz ?Euronews?. Edi Rama ka shpjeguar për gazetarin Audrey Tilve se reforma është e vështirë, por vullneti i qeverisë së tij është që ta çojë atë deri në fund duke i dhënë fund historive të një Shqipërie të korruptuar.?Reforma nuk do të marrë dhe shumë kohë deri sa të bëhet. E nisëm këtë rrugë një vit më parë dhe jemi duke e përfunduar. Sistemi i drejtësisë do të ketë një ndryshim radikal, dhe po, është shumë, shumë e vështirë. Ne duam që të hapim negociatat në fund të vitit, dhe ky është afati për ne. Duam që reforma të kalojë para se Këshilli i Europës të mblidhet. Dhe reforma do të bëhet, nga ana tjetër kështu do t?i vijë fundi edhe historive të Shqipërisë të korruptuar dhe kriminale.?Duke cituar prokurorët e antimafias italiane dhe raporte të ndryshme, gazetari Tilve pyeti kryeministrin se përse në këto analiza Shqipëria del si një vend ku 1/3 e ekonomisë zotërohet nga krimi dhe trafiku i drogës, qënive njerëzore dhe armëve.?Kjo është e pështirë! Nuk ka patur asnjë raport, në asnjë vend që të thotë se 1/3 e Shqipërisë merret me krimin, drogën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Nuk duhet të shkojmë nga ekstremi në ekstrem. Nuk e kuptoj, krimi është kudo, edhe në vendin tuaj apo jo?Ju e përshkruat Shqipërinë si burimin e të keqes në Europë, por kjo nuk është e vërtetë!?Edi Rama sqaroi për Euronews se Shqipëria ka bërë shumë përpara, po të mendosh se ka qënë një vend i izoluar për 50 vite si nga perëndimi dhe nga lindja. Ai tha se qeveria po përmirëson klimën e biznesit për të thithur investitorë nga jashtë, për të ardhur dhe për të nxjerrë fitime nga pasuritë në minerale dhe naftë që ka vendi ynë. Në fund të intervistës, Rama tha se pavarësisht punës si kryeministër, ai është një artist, por nuk është penduar për zgjedhjen që ka bërë.- See more at: http://vizionplus.al/rama-interviste-per-euronews/#sthash.8OSag1AP.dpuf