https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Rama, intervistë për "Der standard" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjate qendrimit ne Vjenë, ka dhene nje interviste te gjate per gazeten prestigjioze, austriake, "Der standard". Kryeministri Rama e ka cilesuar qesharak faktin qe Shqipëria nuk e ka marre ende statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian, kur duhej ta merrte qe ne dhjetor te vitit te shkuar, pasi e kishte fituar ate. Shefi i qeverise e cilesoi jo europiane kete sjellje nga ana e vendeve anetare te Keshillit Europian, te cilat vendosin perfundimisht per kete proces. Kryeministri shton se vendet e Ballkanit po përparojnë ne rrugen e integrimit dhe kjo edhe fale vemendjes qe be po i kushton rajonit. "Ballkani ka nevojë për Europën, por Europa ka nevojë shumë më tepër për Ballkanin. Një gjë duhet të jetë e qartë, nga njëra vendet e rajoni duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë, nga ana tjetër i gjithë rajoni merr më shumë vëmendje. Integrimi në BE i vendeve është diçka dhe vëmendja është diçka tjetër që nuk duhet të varet nga shpejtësia e integrimit.