Report TV - Gjyqtari Qafa i bleu 'Gener 2' shtëpi 107 m2 për 40 mijë euro

2016-05-19 2

Bashkia e Tiranës vijon betejën e saj kundër trupit Gjykues të cilin e quan të montuar pasi gjyqtarët kanë lidhje të drejtëpërdrejta me ndërtuesit e firmës Gener 2 që po merret me ndërtimin e 17 katëshit tek diga e liqenit.

Shqiptarja.com siguron kontratën e Gjyqtarit Arjan Qafa që e implikon atë direkt me firmën qe po kryen punimet tek pallati 17 katësh tek diga e liqenit. Qafa ka lidhur kontratë nga 11 Marsi 2010 me 'Gener 2' për shtëpinë ku ai jeton aktualisht që ndodhet në rrugën "Jordan Misja" në kryeqytet midis stacionit të Trenit dhe zonës së 'Don
Boskos'

Në deklaratën e pasurisë së Qafës pranë ILDKPI-së vlera e shtëpisë që ai i ka blerë Gener 2 është vetëm 40 mijë euro për 107.16 metra katror në vitin 2010. Ndërkohë që vlera e tregut për një banesë të tillë është afersisht 1300 euro metri katror, por pavarësisht kësaj Qafa duket se e ka marrë shtëpinë vetëm me koston e ndërtimit: 1 metër katror për 267 euro, pra 5 herë më pak se vlera e tregut.

Free Traffic Exchange