Report TV - 17-katëshi, edhe gjyqtari Qafa në konflikt interesi, klient i "Gener 2"

2016-05-18 5

Bashkia e Tiranës ka denoncuar sot një tjetër gjyqtar në konflikt interesi në procesin gjyqësor që kjo Bashkia ka me kompaninë e ndërtimit "Gener 2" e cila po ndërton kompleksin te diga e liqenit artificial.

Në një njoftim për shtyp, Bashkia e Tiranës theksoi se "pas gjyqtares, Enkelejda Metaliaj (Softa), edhe gjyqtari Arjan Qafa është në konflikt interesi, madje ky i fundit është i skeduar si klient i firmës "Gener 2".

"Prej ditësh, në media kanë qarkulluar fakte dhe informacione që vërtetojnë se kjo trupë gjyqtarësh, e përbërë nga Arjan Qafa, Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Alkelina Gazidede, është në konflikt interesi me këtë çështje dhe e ka humbur parimin e paanshmërisë. Përmes një deklarate për shtyp, Bashkia e Tiranës thekson se të tjera fakte tronditëse po dalin dita ditës. Tashmë, është fakt se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) ka lidhje familjare me aksionerin e kompanisë ?Gener 2?, Artan Metaliaj, dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e trupës që gjykon çështjen e pallateve të Diga e Liqenit për konflikt të pastër interesi. Gjyqtarja Alkelina Gazidede prej më shumë se një jave ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështjeje, e megjithatë dorëheqja e saj është refuzuar nga kryetari i gjykatës për arsye që nuk i dimë. Pra, znj. Gazidede detyrohet të gjykojë një çështje jashtë vullnetit të saj, edhe pse e është shprehur për të mos u bërë pjesë e kësaj farse. Por, rasti më i rëndë dhe që ulëret më shumë është ai i gjyqtarit Arjan Qafa", thekson Bashkia e Tiranës.

Bashkia sqaron se gjyqtari Qafa është në konflikt interesi pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë ?Gener 2?.

"Bashkia e Tiranës denoncon para opinionit publik gjithë këtë aferë se gjyqi që do të zhvillohet nesër është i montuar sepse dy kushërinj dhe partner të kompanisë ?Gener 2? do të vendosin për shkatërrimin e Liqenit të Tiranës. Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se nuk do ta lejojë ndërtimin e kompleksit me 5 pallate 17 katëshe, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq", thuhet në reagimin e Bashkisë.

Bashkia e Tiranës përmend gjithashtu se gjyqtari Qafa është i kallëzuar në Prokurori për fshehje të pasurive.

"Z. Qafa është dekretuar Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit më datë 15 mars 2016. Në datën 31 Mars 2014, Qafa është kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë. Gjyqtari i dekretuar nga Presidenti Nishani është kallëzuar asokohe, në cilësinë e ish-Inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pra të njeriut, të ngarkuar me ligj, për kontrollin e punës dhe integritetit të gjyqtarëve. Për rastin në fjalë, ILDKP ka njoftuar zyrtarisht KLD dhe Pastrimin e Parave. Z. Qafa është akuzuar për fshehje të Depozitës në shumën 100 000 lekë të reja. Fshehje të Llogarisë rrjedhëse në shumën 2400 Euro. Deklarim të rremë si dhuratë në shumë 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar kesh ...

Free Traffic Exchange