Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përgjimet e paligjshme prekën nivelet më të larta të shtetit, me reagime të posaçme. Presidenti i Republikës, është i bindur se pajisja ekziston dhe kërkoi hetime të thelluara nga prokuroria, dhe përcjell mendimin se ky përgjim cënon sigurine kombetare. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri pranon se pajisja ekziston por tha se ajo është për trajnim duke nxitur menjëherë reagime të ndryshme mbi faktin se si mund të ketë trajnime për një gjë të paligjshme. Ministri i Drejtësisë pranon nisjen e hetimit për këtë çështje dhe thote se Prokuroia duhet lënë e qetë.
Kreret e institucioneve në vend paraqiten të ndarë mbi mundësinë e ekzistencës së një sage përgjimesh të paligshme. Presidenti Republikës Bujar Nishani i cili ngriti i pari shqetësimin pasuar nga mediat se Policia e Shtetit disponon një pajisje pergjimi ka ripërsëritur qëndrimin e tij duke u shprehur i bindur se jo vetem pajisje ekzsiston por ekzistojnë edhe bisedat e përgjuara duke u bërë shkak për një rrezik të sigurisë kombëtare
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperthen-debati-nishani-u-kercenua-siguria-kombetare-tahiri-ska-pajisje-pergjimi/