Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë se buxheti për institucionin që ai drejton do të jetë 21 miliardë lekë.
Xhafaj deklaroi se në buxhet është planifikuar blerje e pajisjeve sekrete përgjimi në luftën kundër drogës që do të ndërmarrë Task Forca. Ai shpjegoi edhe shpërndarjen e fondeve në investimet e tjera që planifikohen që të bëhen, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash për policët.
Në komision nuk munguan edhe debatet me deputetët e opozitës, PD dhe LSI për situatën e drogës, krimit dhe ngjarjen e fundit në Elbasan.
?Janë rreth 21 miliardë lekë në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë në Ministrinë e Brendshme. Buxheti ka një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2017. Investimet janë në tre fusha: për policinë 103%, garda dyfishim, DPCB dyfish buxheti.
Investimet 47% në luftën kundër krimit te organizuar. 22% rritjes së standardit të shërbimit ndaj qytetareve. 31% për formimin e kapaciteteve të personelit. Agjencitë partnere na kanë dhënë buxhet shtese, SHBA dhe BE.