Reprot TV - Debatet për përgjimet në Komisionin e Sigurisë - E plotë

2016-05-16 0

Eshtë mbledhur këtë të hënë pas pothuajse dy muajsh, Komisioni i Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e deputetit demokrat Flamur Noka, i cili zëvendëson kreun e këtij komisioni Spartak Braho, pasi ky i fundit ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye shëndetësore.

Ekzistenca e një pajisjeje përgjuese në ambientet e Policisë së Shtetit, për të cilën PD ka akuzuar ministrin Tahiri ishte në fokus të diskutimeve në këtë komision paçka se nuk ishte pjesë e rendit të ditës.

Drejtuesi i komisionit Flamur Noka ka kërkuar që ministri Tahiri të japë shpjegime mbi pajisjen e përgjimit duke e cilësuar atë si një krim të rëndë. . "Ka dalë lajmi i një pajisjeje përgjimi, që fillimisht u mohua. Më vonë rezultoi se prokuroria ka nisur një hetim. Kjo përbën krim të rëndë ndaj një grupi deputetësh të opozitës ndaj kemi thirrur Tahirin, Llallën, Vishën dhe Çakon. Sepse ekzistenca e pajisjes shkel ligjin dhe të drejtat e njeriut. Nesër në ora 10:00 presim Tahirin të japë përgjigje. Në 11:00 presim Adriatik Llallën. Në 12:00 do thirret Haki Cako, dhe në 13:00 kreun e SHISH, për të dhënë shpjegime?- deklaroi Noka.

Ndërsa deputeti i LSI-së Luan Rama është shprehur se nëse vërtetohet se pajisja është vendosur, kjo do të ishte një shkelje e rëndë. "Nuk besoj se kane lajthitur drejtuesit e institucioneve e ta kenë vendosur këtë pajisje. Do ishte skandal i stitucional," ka thënë Rama, duke shtuar se nëse ky shqetësim ka shkuar tek Presidenti i Republikës atëherë duhet të nis një hetim.

Por pas diskutimeve, deputetët socialistë janë larguar nga mbledhja, duke refuzuar thirrjen e krerëve të institucioneve në Komision. Deputeti socialist Pirro Lutaj është shprehur jashtë ambienteve të Komisionit se maxhoranca ëhstë dakort që të thirren krerët e institucioneve duke respektuar procedurën.

?Dakord që të thirren krerët e institucioneve me procedura të rregullave. Nuk kemi asnjë problem që të bëhët transparenca. Nuk mund që opozita të caktojë oraret, pa thirrje zyrtare,? ka thënë Lutaj.

Ndërkohë deputetët e LSI kanë rënë dakort me demokratët, duke u nisur nga deklarta e Luan Ramës i cili tha se fillimisht duhet të thirret për të raportuar kreu i SHISH dhe nëse ai e mohon ekzistencën e pajisjes atëherë nuk ka arsye përse të thirren për raportim krerët e tjerë.

Pavarësisht debateve nuk dihet nëse Tahiri, Llalla, Çako dhe Ajazi do të jenë nëser ne komision pasi burime per Report Tv bejne me dije se ne mbledhjen e neserme do te diskutohet procedura e thirrjes se tyre.