A1 Report - Tahiri raporton për"Lazaratin" në Komisionin e Sigurisë

2015-08-22 0

TIRANË - Fshati i Lazarit, i cilësuar deri para një viti si republika e kanabisit dhe i rikthyer sërish në vëmendje me sulmin e grupit të armatosur që i mori jetën një efektivi të RENEA-s është sjellë në tryezën e Kuvendit. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri raporton në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar të Sigurisë.

Kam pranuar kërkesën e Komisionit të Sigurisë për ngjarjen në Lazarat. Kur kam marrë detyrën kam gjetur në zyrë raportime të partnerëve ndërkombëtarë që viheshin në dispozicion të ministrave të Brendshëm ku dallohej çdo parcelë kanabisi në Shqipëri. Për këto, veç Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit kishin informuar deri te kryeministri, unë nuk kam përgjigje pse nuk është vepruar në atë kohë. Shqipëria ishte zhytur në prodhimin e paligjshëm të lëndëve narkotike. Pas operacionit të vitit të kaluar policia ka vazhduar mbajtjen konstante të policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë sepse kishte ende njerëz të tjerë që vijonin të ishin në kërkim. Humbja e një efektivi të Renea-s është goditje e rëndë për sigurinë por gjeti rrugëzgjidhjen e duhur duke arrestuar autorët. Ishte pabesi e organizuar për të cilën policia nuk kishte informacion, as nga SHISH, por që u morën masat për ta zgjidhur në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Policia e shtetit është në detyrë, dallimi është rrënjësor Dje Lazarati ishte zonë ku nuk mund të futej policia, sot nuk është kështu, policia lufton me të gjithë ata që i bëjnë bisht ligjit në kurriz të qytetarëve të ndershëm të vendit. Unë do kërkojë mbështetjen edhe në vijim të komisionit të Sigurisë për ta vazhduar bashkë këtë përpjekje. Ndonëse qeveritë e kaluara nuk kanë bërë atë që duhej me Lazaratin nuk na pengon ta shohim këtë si një përpjekje të përbashkët. Nuk është aset i mazhorancës është një arritje e përbashkët.

Free Traffic Exchange