Eleminatoret e Kosoves ne Boteror - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-14 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me njohjen edhe nga FIFA , Kosova ka mbyllur njohjen nderkombetarisht por pritet edhe te fuqizohet nga ana financiare . Organizata nderkombetare e futbollit iu ka akorduar si Kosoves ashtu dhe anetarit tjeter te ri Gjibraltarit seiciles nga 1.25 milione euro . Nderkohe tashme eshte dicka formale zyrtarizmi se ne cilin grup do te beje pjese Kosova per ne eleminatoret e boterorit Rusi 2018. Fillimisht u be e ditur se ajo dhe Gjibraltari mund te merrnin pjese ne nje prej dy grupeve H dhe I te cilat kane nga 5 skuadra ndryshe nga 7 te tjerat qe kane nga 6 . Interesant eshte fakti se ne secilen prej grupeve ka nga shtete neutral pa qendrim ose me pozicion te lekundur per njohjen e Kosoves . Ne grupin I ben pjese Ukraina se bashku me Kroacine, Finlanden, Islanden dhe Turqine . Ndersa ne grupin H eshte nje situate akoma me e cuditshme me tre shtete qe nuk e njohin si Greqia, Qipro, Bosnje Hercegovina se bashku me Belgjiken dhe Estonine .Te gjitha analizat te çojne se Kosova do te jete pjese e grupit I ndersa FIFA ka deklaruar se ky vendim formal i takon UEFA-s ne mbledhjen e saj te rradhes.

Free Traffic Exchange