https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Rahoveci, "kryeqyteti" i bujqësisë së Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Kosovë, sa herë përmenden vreshtat me rrush, mendja të shkon menjëherë në Rahovec dhe e anasjellta. Rajoni i shtrirë në jug-perëndim të shtetit të ri, i është rikthyer traditës së vjetër të vreshtarisë dhe përgatitjes së verës. Në këtë zonë, rreth tre mijë hektarë tokë janë mbjellë me varietete të ndryshme të rrushit, duke bërë që vreshtaria dhe prodhimi i verës në Kosovë, të jenë sektorët me rritjen më të madhe. Në Rahovec gjendet një prej kantinave më të mëdha të përgatitjes së verës në Ballkan, e themeluar që në vitin 1953. Për shumë vite, industria e verës ka pasur një kapacitet prodhimi prej 50 milionë litra në vit. Gjatë luftës u dogj një pjesë e mirë e vreshtave dhe infrastrukturës, por tani situata ka ndryshuar ndjeshëm. Vera e Rahovecit vlerësohet kryesisht për cilësinë dhe pastërtinë e saj. Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Blerand Stavileci thotë se qeveria ka mbështetur vazhdimisht këtë sektor të ekonomisë, përmes ndihmave dhe subvensioneve. Sipas Stavilecit, Rahoveci cilësohet pa frikë si kryeqyteti i bujqësisë në Kosovë. Veç vreshtarisë, vitet e fundit ka pasur një ecuri mjaft pozitive edhe të sektorëve të tjerë të bujqësisë. Kjo ka bërë që në Kosovë të ndryshojë bilanci tregtar, pasi ka pësuar rënie importi, teksa është rritur eksporti. Vitet në vijim, qeveria ka në plan të investojë 500 milionë euro në këtë fushë, me synimin e ruajtjes e zhvillimit të traditës dhe sigurimit të 50 mijë vendeve të reja të punës.

Free Traffic Exchange