Report TV - 17-katëshi, gjyqtarja Enkelejda Metalia në konflikt interesi

2016-05-11 20

Enkelejda Metalia Softa, Alkenlina Gazidede dhe Arjan Softa janë tre gjyqtarët që kanë konflikt interesi në procesin civil me palë kompaninë e ndërtimit Gener 2 D, inspektoriati kombëtarë të mbrojtjes së territorit dhe Bashkinë e Tiranës.

Me një kërkesë drejtuar Apelit Administrativ, kreu i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Softa dhe ndërrimin e trupit gjykues dhe pse ky vendim ishte planifikuar për tu dhënë këtë të mërkurë u shty pas protestës së Shoqërisë Civile para Gjykatës së Apelit administrativ.

Prej më shumë se 1 viti ndërtimi i 17 katëshit nën digën e Liqenit me një leje të dhënë nga ish kryebashkiaku Basha është pezulluar me vendim gjyqësorë, por ky vendim është paditur nga kompania Gerner2 në apelin administrativ.

Po cili është konflikti i interesit që Veliaj akuzoi gjyqtarët e Apelit Administrativ?

Veliaj denoncoi si të korruptuar trupën gjykuese që do të merrte në shqyrtim cështjen e pallatit 17-katësh tek diga e liqenit.

Sipas tij, vendimi ishte i treshes së Gjykatës së Apelit të Administritves ishte paracaktuar. Veliaj akuzoi se vendimi do të merrej nga farefisi i ndërtuesit.

Po cili është ndërtuesi? Pallatet tek diga e liqenit do të ndërtohet nga firma Gener 2 në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj.

Gjatë qeverisjes Berisha, Ulaj fitoi tenderin për shpërndarjen e fibrave optike në të gjithë vendin. Kompania që po zbaton këtë projekt është ATU (Albania Telekomunikejshëm Union).

Një nga ortakët e kësaj kompanie figuron Artan Metaliaj, kushëri me gjykatësen, Enkelejda Metaliaj, drejtuese e trupit gjykues që ishte caktuar për çështjen e pallatit 17-katësh tek diga e liqenit. Është pikërisht ky konflikt interesi që u denoncua nga kryebashkiaku Veliaj.

Free Traffic Exchange