Report TV - "Drejtësia", Halimi: Shumica s'ka vullnet, mund të votohej që në shtator

2016-05-09 0

Bashkëkryetari demokrat i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Eduard Halimi rrëfen për ?5 pyetje nga babaramo? në Report Tv se marrëveshja e kësaj të hëne për draftin e reformës në drejtësi mund të ishte kryer që në shtatorin e vitit të shkuar.

Sipas tij, ka munguar vullneti i mazhorancës në këtë proces.

Eduart Halimi sqaron në këtë intervistë edhe mënyrën se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit, si një njësi që do të hetojë çdo rast korruptiv, ku një Gjykatë speciale do të vendosë për çdo rast në hetim.

"Byroja nuk mund të ishte kurrsesi në varësi të Ministrisë së Brendshme", shprehet Halimi.