Report TV - S'përfundon drama e Ina Ballës "Burri më rrihte në sy të vajzave"

2016-05-04 1

Ina Balla prej kohësh është në luftë me sëmundjen e kancerit të gjirit. Ajo i është nënshtruar disa terapive dhe sot ndodhet në një situatë të mirë shëndetësore. 36-vjeçarja thotë se ka besim që do t?ia dalë më sëmundjen e rëndë

"Tani ndjehem pak më mirë, terapinë e gjashtë e kam nesër, jam më mirë nga gjendja shpirtërore."-shprehet Ina

Por Ina është një grua e cila është përballur e vetme me sëmundjen por edhe duke rritur dy vajzat e saj në kushte shumë të vështira ekonomike. Ajo është dhunuar nga bashkëshorti i saj, në sy të të dy vajzave prandaj u detyrua që ta ndante atë. Prej 5 vitesh bashkëshorti i saj nuk e ka ndihmuar dhe sot ajo nuk ka asnjë kontakt me të

"Arsyet kanë qenë se pinte shumë dhe kishte dhunë në familje kjo ishte arsyeja që e ndava s'doja t'i stresoja vajzat. ë dhunonte më shikonin vajzat kur vinte i pirë e më rrihte. Tani jam në jetën time me vajzat e mia. Vajza e madhe e ka përjetuar më keq."-thote ajo per Report TV

Free Traffic Exchange