Report Tv-68 foto për fuqinë e vajzave të Ballkanit "Interpretojini me sy e zemër"

2019-02-12 0

Cila është pasqyra e vërtetë e jetës që bën një femër në Ballkan? Sa të fuqishme janë ato kundër dhunës apo abuzimeve seksuale? Po në jetën e përditshme çfarë trysnie, mbizotëron në mendjen edhe shpirtin e tyre? Këto janë disa nga pyetjet që gjejnë përgjigje në imazhet e ekspozuara në Qendrën për Dialog dhe Komunikim në kryeministri.

Ekspozita e titulluar ?Fuqia e grave të Ballkanit? ka bërë bashkë 70 vajza nga vendet Ballkanike; Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria, të cilat dokumentojnë ëndrrat, mundësitë dhe sfidat, që kanë në raport me veten dhe vendit

?Marrin pjesë gra nga 16 në 26 vjeç, bëhet fjalë për vajza të reja nga 5 vende me vështirësi si Maqedonia, Mali i Zi, Servia, Kosova dhe Shqipëria Është një dialog dhe jo një dialog verbal siç ai që ne jemi duke folur tani, por është një dialog ku ju përdorni sytë dhe zemrën për ta interpretuar?, shprehet Lala Meredith Vula

Ekspozita shpalosë rrugëtimin e gruas në këto vende, në punë, në rrugë, në shtëpi, por edhe sfidat e së ardhmes për t?u bërë pjesë e integruar në Bashkimin Europian.

?Fotografitë janë shkrepur në Shkup, tema ishte për fuqinë e femrave të Ballkanit, por kam dalë prej temës, se më pëlqen më shumë fotograia që dokumentohet. Momentalisht tek ne femrat janë në nivelin që kanë qenë gjithmonë, edhe mendoj se momentalisht nuk i shkel askush. Maskilizmi ekziston pjesërisht. Nëse flasim për barazi gjinore, nuk jemi shumë afër, por megjithatë nuk jemi shumë keq. Për shkak se në Ballkan ka shumë më pak femra, që merren me fotografinë gjë kjo q ë më bëri mua të jem pjesë e kësaj ekspozite?, thotë Arbonra Memeti

Ekspozita përmban 68 fotografi të përzgjedhura e do të qëndrojë e hapur për publikun, deri më 28 shkurt 2019.