Report TV - Vrasësit me pagesë, gjykata s’ndan dosjen e Kristi Pine e bandës së Tafilit

2016-05-04 6

Ky është momenti kur Kristi Pine futet në sallën e gjyqit pranë krimeve të rënda, i shoqëruar me masa të rrepta sigurie por pa ja ndarë sytë në asnjë çast dy personave që ndodhen pas hekurave Elson Merdanit dhe Alfred Qefalisë dikur ish pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të drejtuar nga Admir Tafilaj ku ka bërë pjesë dhe Pine.

Pine ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe prej më shumë se 6 muaj ai është nën mbrojtje pasi me dëshminë e tij ka zbërthyer se si Tafilaj nga burgu drejtonte grupin e vrasjeve të përbërë nga 13 anëtar.

Ndërkohë gjyqtari Bibë Ndreca këtë të mërkurë nuk pranoi kërkesën e avokatit Saimir Visha për të veçuar çështjen në dy procese pasi dy prej klientëve të tij ndodhen në Itali dhe aktualisht po shkëmbehen letër porosi me drejtësinë italiane.

Dosja ndaj 13 të pandehurve si pjestarë e organizatës është në seancën e 6 gjyqësore ndërsa personi i dyshuar si kryesues i këtij grupi nuk ka preferuar të vijë në gjyq.

Ai është Admir Tafili që dhe seancën e kësaj të mërkure para trupit gjykues paraqiti deklaratë për tu përfaqësuar nga avokati i tij.

Ky grup nga hetimet e policisë rezulton se ka kryer vrasje me pagesë në disa qytete përfshi Tiranë, Elbasan, Durrës e Vlorë ndërsa pagesat arrinin deri në 50 mijë euro për një krim.

Free Traffic Exchange