2.2 mln euro dëm nga mashtrimi me ilaçet, merret i pandehur administratori i “Omega Pharma”

2016-05-01 22

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Administratori i ?Omega Pharma?, Nadir Çausholli dhe tre punonjës të kompanisë së tij janë marrë të pandehur, pasi akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 2 mln euro nëpërmjet faturave fictive.
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet në lidhje me skemën mashtruese të ilaçeve, të njohur si ?Farmacitë 2? dhe në bazë të hetimeve Nadir Çausholli, në cilësinë e administratorit të kompanisë farmaceutike, si edhe punonjëset e kësaj shoqërie, Arjola Piperaj, Laureta Kushova dhe Blerina Qatja, kanë konsumuar elementët e veprave penale të ?Fallsifikimit të dokumentave? dhe ?Mashtrimit?.
?Prokuroria e Tiranës, në kuadër të hetimeve, ka urdhëruar edhe ekspertizën e specializuar, nga e cila është arritur në përfundimin se, nga kjo skemë mashtruese, vlera e dëmit ekonomik ndaj shtetit per periudhën Janar 2013- Tetor 2015 arrin në vlerën e rreth 2.2 milionë euro. Kjo shifër është për skemën e dyshuar mashtruese vetëm për dy lloje ilaçesh (insulinë dhe ketosteril), pasi në hetim është edhe përfshirja në rimbursim në mënyrë të paligjshme e disa llojeve të tjera barnash?, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/2-2-mln-euro-dem-nga-faturat-fiktive-merret-i-pandehur-administratori-i-omega-pharma/