Report TV - 2.2 mln € rimbursim fiktiv, në burg pronari i "Omega Pharma"

2015-11-04 3

Pronari i 'Omega Pharma Group', Nadir Çausholli do të qëndroj në burg deri në përfundim të hetimeve për skandalin me recetat fiktive të rimbursimit me insulinat dhe ilaçin e veshkave ketosteril.

Të njëjtën masë sigurie Gjykata caktoi dhe për Tasim Toçin i cili sipas Prokurorisë rezulton se i përkrahur nga ish drejtuesit e fondit për degën e Tiranës ka nënshkruar në emër të fondit si drejtues i sektorit të informatikës dosjet e rimbursimit, pa e pasur një kompetencë të tillë. Për farmacistët Vangjelica Qerushi, Marjela Përnoci dhe Erind Hajdarin, Valbona Kraja, Violeta Bejko, Ela Malaj, detyrim paraqitje dhe arrest në shtëpi për Arbi Thereskën, Arjola Piperaj, Ornela Plepi e Arbër Teqja.