http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas deklaratës se kishte prova të forta për dosjen e ?21 janari?, djali i një prej viktimave të ngjarjes së vitit 2011 thotë se ka marrë kërcënime me jetë per familjen. Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt, i vrarë ne bulevard gjatë protestës së opozitës shprehet se ka marrë një letër kërcënuese, e cila ishte futur poshtë derës se shtepise. Ai konfirmon se përveç letrës kërcënuese, ka gjetur edhe një kurorë me lule. Në letër shkruhet se deklaratat e fundit te tij s?do shkaktojnë gje tjetër veçse nje funeral te familjes. Ky paralajmërim qe shkruhet ne letër është me shkrim, ndërkohe qe tjetri s?do jete me kështu. Kërcënimi mbyllet duke kërkuar qe letra te mos te behet publike. Pak dite me pare Gjykata e Larte varrosi përfundimisht dosjen e 21 janarit, duke mos pranuar rekursin e kërkuar nga Prokuroria.