Rama intervistë për “Sky news” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qëndrimin e tij per referendumin qe do te mbahet ne Britani per daljen ose jo te vendit nga BE, pas editorialit ne gazetën ?The Times?, kryeministri Edi Rama e përsëriti edhe ne nje lidhje direkte per televizionin ?SKY News?. Rama deklaroi se argumenti per largimin e Britanise nga BE eshte absurd dhe se nuk ka arsye qe ky vend t?i largohet unionit.?Duket e çuditshme qe vendi i Winston Churchill, po diskuton per te dale apo qëndruar ne BE dhe po harron ate qe eshte thelbësore ne kete debat, qe BE u ndertua si nje projekt i madh paqeje, sigurie dhe prosperiteti. Deri tani ajo i ka përmbushur këto tri gjëra për vendet që janë pjesë e saj dhe nëse ka gjëra që nuk po funksionojnë, ato kanë të bëjnë me faktin se projekti është ende i pa përfunduar, nuk ka ende një bashkim vërtet funksional?.Rama i cilësoi te pakuptimta dhe i komentoi me humor deklaratat se anëtarësimi i Shqipërisë dhe vendeve te tjera ne BE do te çonte ne dyndjen drejt Britanisë se nje vale prej miliona emigrantesh.?Pra, një ditë do keni miliarda e miliarda shqiptarë që do fluturojnë në qiejt anglezë dhe do ju pushtojnë si në ato filmat fantastiko-shkencorë. Jo, jo! Shqiptarët, serbët dhe të tjerë në rajon kanë prej vitesh një regjim pa viza dhe mund të lëvizin lirshëm kudo në Europë, përveç Mbretërisë së Bashkuar. Kjo është absurde! Është totalisht absurde! Unë nuk arrij ta imagjinoj sesi një shoqëri kaq e mrekullueshme siç është ajo britanike, mund të përfshihet në këto lloj debatesh?.Reagimet e Rames erdhën pas përfshirjes se Shqipërisë ne debatin per daljen e Britanisë nga BE.