Report TV - Përgjimet, Mehmeti përlotet në Kuvend:Ende po vuaj traumën

2016-04-27 2

Deputetja Ermira Mehmeti mes lotësh ka folur për herë të parë publikisht për skandalin në të cuilin u përfshi pak kohë më parë si pasojë e bërjes publike të disa përgjimeve në Maqedoni.

Ajo mohoi faktin se përgjimet janë të vërteta duke theksuar se janë thejsht një montim.]\

"Ky duhet të jetë momenti i shpresës për ne. Në një krizë të thellë politike, në një përplasje kanë dalë 3 zonja të fuqishme që s?janë duke bërë betejë për përfaqësimin e gruas, por betejë për të rikthyer sundimin e ligjit. Për të gjykuar ata që shkelën ligjin. Fatimja, njëra prej gjyqtareve, Ky është ai ndryshim cilësor që gratë duan ta bëjnë
Fatimja dhe koleget e saj na japin shpresë për rikthimin ën binaret e duhur, sistemin e degjeneruar. Kam guxuar të flas, e pagova shtrenjtë
Unë mendoj se konferenca si kjo e sotmja ndihmon për të reflektuar edhe përtej asaj që është miratimi i këtij lloj legjislacionin Maqedoni kemi përfaqësimin e grave në kuotën e 40%. Kemi miratuar legjislacionin për parandalimin e dhunës në familje. Por si mund të mbrohemi nga ky lloj tranzicioni që tradita e kultura është mbi ligjin, pasi nuk pati ligj që të më mbronte. Kur të ndryshojmë këtë raport, mund të jemi bashkarisht më optimiste e më të kënaqura"-tha Mehemeti