TIRANE-?Do të vijnë dasmorët, kujdesuni për krushqit?, janë kodet e përdorura nga polici për të njoftuar trafikantët e drogës. Grupi i trafikantëve që ra në pranga dy ditë më parë në Kurbin të cilëve iu sekuestrua në sasi të konsiderueshme kanabis.
Sipas hetimeve ka rezultuar se në dy raste efektivi Zan Kasmi ka njoftuar trafikantët për kontrollet e policisë në zonë dhe ata kanë mundur t?i shpëtojnë arrestimit.
?Dasmorët do vijnë, kujdesuni për krushqit? ka qenë një ndër dhjetra mesazhe e telefonata që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mundur të përgjojë mes Kasmit dhe të arrestuarve të tjerë.