Report TV - 'Atentati' Biznesmeni i kromit: Dyshoj se rivalët më vunë tritol

2016-04-26 4

Biznesmeni i kromit Rexhep Losha, automjeti i të cilit u bë objekt i një sulmi me lëndë plasëse nuk e ka ndihmuar shume policinë e Bulqizës në zbardhjen e rrethanave te kësaj ngjarjeje.

?Ai ka shtuar vetëm se ka dyshime që sulmet të kenë ardhur për shkak të konkurencës, teksa shton se veç aktivitetit në minierë ka edhe tre lokale që i ka dhënë me qira.

Losha përpara uniformave të policisë ka pohuar se nuk ka konflikt me ndonjë person dhe se ka dyshime të forta që janë rivalet në biznes që për arsye konkurrence i kanë vendosur tritol në mjet.

Ka qenë ora 05:00 e mëngjesit të së hënës kur automjeti i biznesmenit, Rexhep Losha, u bë objekt i një sulmi me lëndë plasëse.

Nga shpërthimi u shënuan dëmë të konsiderueshme materiale. Policia e Bulqizës vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. Rexhep Losha mësohet se ka marrë përsipër një proces punë në galeritë D të minierës së Bulqizës.