Policia e Tiranë zbarkon në Burrel dhe në Bulqizë për hetimet për zbardhjen e vrasjes së ndodhur pranë rrugës "Mihal Grameno", mbrëmjen e djeshme ( e premte 17 janar 2014) në Tiranë.
Hasan Talja, 42-vjeçari nga Bulqiza, u qëlluar disa herë me breshëri kallashnikovi përpara shtëpisë së tij rreth orës 20: 50 minuta. Talja banonte në rrugicën "Bajram Allaraj", afër rrugës "Mihal Grameno", pranë Qytetit Studenti, në Tiranë.
Janë shoqëruar 10 persona të gjithë banorë nga zona e viktimës 42-vjeçarit Hasan Talja.
Policia tha se 42-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak se plumbat i kishin prekur organet jetësore.