Periudha e modernizimit të infrastrukturës sportive në vendin tonë është vetëm fasada e bukur e një realiteti deri diku të mjeruar. Projekti modern i "Arenës Kombëtare", ka ndezur në një krah debatet arkitekturore, urbanistike dhe politike, nëse duhet apo jo kulla, nëse duhet ruajtur apo jo fasada e kështu me radhë, por jo të gjithë kanë luksin të mendojnë kështu.