Report TV - Trupat gjyqësore me 5 anëtarë gjyqtarët kundër, padi në Kushtetuese

2016-04-25 1

Pas Kodit Penal, në Gjykatë Kushtetuese përfundon dhe Kodi i Procedurës Penale.

Këtë herë, janë gjyqtarët e Apelit për Krimet e Rënda që kërkojnë shfuqizimin e dy neneve të kodit të procedurës që i detyron ata të formojnë trupat gjyqësore me 5 anëtarë.

Padia e tyre në Kushtetuese është depozituar në fillim të 2016-ës dhe vetëm pak ditë më parë është vendosur që kjo padi të pranohet dhe çështja të kalojë në gjykim më 13 maj 2016.

Në këtë padi, gjyqtarët e Apelit për Krimet e Rënda kërkojnë shfuqizimin si antikushtetues të neneve 13 dhe 14 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, sipas interpretimit të bërë me vendimin unifikues nr.2, datë 20.06.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Me këtë kërkesë për shfuqizim të neneve 13 dhe 14, gjyqtarët e Apelit për Krimet e Rënda kërkojnë që trupa gjyqësore të formohet dhe me një, dy ose tre anëtarë dhe të mos kushtëzohet me 5 ç?ka i ka sjellë atyre pengesa për formimin e trupave gjyqësore dhe shtyrjen e proceseve që kanë në gjykim.

Çfarë parashikojnë këto dy nene që aktualisht janë në fuqi?

Në kodin e procedurës penale, në fuqi prej vitit 2014, neni 13 parashikon: ?Gjykatat për krimet e rënda gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtarë, me përjashtim të kërkesave të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, që shqyrtohen nga një gjyqtar?.

Ndërsa neni 14 parashikon se: 1. Gjykatat e apelit shqyrtojnë në shkallë të dytë, me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, çështjet e gjykuara nga gjykatat e rretheve gjyqësore. 2. Shfuqizuar. 3. Gjykata e apelit për krimet e rënda shqyrton në shkallë të dytë, me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtarë, çështjet e gjykuara nga gjykata për krimet e rënda. Gjykimet për kërkesat e parashikuara në pikën 2 të nenit 13 shqyrtohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.