“Konkurrenca” heton shitjen e “Bankers” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-24 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shitja e 100% të aksioneve të kompanisë që ka të drejtat ekskluzive për kërkimin dhe prodhimin e naftës në zonat më të mëdha në Shqipëri, ?Bankers Petrolium? dhe firmës kineze ?Geo Jade Petrolium? po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës. Ky institucion ka njoftuar përqendrim paraprak të tregut deri në përfundim të hetimit. Momentalisht ka filluar kontrolli për mënyrën e përfitimit të të drejtave të kësaj kompanie si dhe per te pare nëse ka ose jo kufizim të tregut. Autoriteti i ka kërkuar shoqërisë kineze dokumentet që provojnë se përfitimi nga firma që sapo ka blerë nuk bëhet për interesa të një pronari të vetëm. Në kërkimet e autoritetit të konkurrencës ka rezultuar se pronare e ?Geo Jade Petroleum Corporation? është ?Charter Power Investment Limited?, një shoqëri publike kineze e organizuar sipas legjislacionit të këtij shteti. Pas 30 ditësh konkurrenca do të shpallë vendimin nëse ka apo jo kufizim të tregut. Në datën 14 prill ?Bankers? shiti aksionet për 407 milion dollarë dhe në datën 31 maj do të mbahet një takim special mes aksionerëve të të dy palëve për të miratuar planin e propozuar të marrëveshjes.