Report TV - Ana Lalaj provokon me librin “Pranvera e rrejshme e 56-ës”

2016-04-22 14

Historiania Ana Lalaj ka promovuar librin ?Pranvera e rrejshme e pesëdhjetegjashtës?. Libri provokon një temë delikate të historisë së diktaturës komuniste në Shqipëri për rolin e vërtetë në histori të Konferencës së përfolur si rebelimi i parë kundër komunizmit. ?Pranvera e rrejshme e pesëdhjetegjashtës? e Ana Lalajt ka qenë një nga librat historikë që ka pasur audiencën më të madhe gjatë promovimit në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Ana Lalaj ka bërë një vështrim studimor për konferencën e Tiranës dhe nxjerr në dritë dokumentet origjinale për protagonistët e saj. Konferenca e Tiranës e vitit 1956 shënohet në histori si lëvizja e parë opozitare brenda partisë së vetme komuniste, por që dështoi. Uran Butka çmon punën e studiueses Ana Lalaj duke pohuar se ajo është nga ato studiuese që hap dhe mbull derën e arkivës.
Madje Butka vlerëson punën e saj si një sakrificë se dokumentet në arkiva nuk është e lehtë t?i gjesh se ?disa janë zhdukur dhe disa janë ndërruar, por Ana Lalaj kërkon mes vështirësive dokumentet origjinale?, theksoi Butka

Ana Lalaj pohon se pas kësaj konference anëtarët e saj përfunduan disa në burgje, disa në kampe përqendrimi dhe të tjerë nëpër zona të thella e të varfra të Shqipërisë. Ndërsa juristi Njazi Jaho, një nga pjesëmarrësit në konferencën e Tiranës vlerëson vështrimin objektiv të historianes Ana Lalaj. Njazi Jaho si dëshmitar i ngjarjes, pjesëmarrës në Konferencën e Tiranës më 1956 ka një ide origjinale për rolin historik të Konferencës dhe interpretimet e ndryshme rreth saj. ?Është diskutuar për këtë problem dhe ka akoma ndonjë historian që nuk është azhornuar me arshivat dhe mendon se po të mos ishte kongresi i 20-të nuk do të bëhej konferenca e Tiranës.
Kjo tezë është e gabuar.?, tha Jaho, duke theksuar diskutuar me tej se opinionet historia i përmbys ?Dhe këtë ua them ne nuk mund të quheshim megjithatë disident, sepse nuk kërkonin përmbysjen e komunizmit, ne donin një fytyrë më të mirë të komunizmit, se ashtu mendonin ne atëherë, dhe kjo s?wshtë e vërtetë historike, këtë e thotë historia?, deklaroi ish pjesëmarrësi i njërës prej ngjarjeve më tronditëse të komunizmit, rreth të cilës ka hedhur dritë historiania e njohur Ana Lalaj.