Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje publike nga foltorja e Kuvendit për t?u armatosur i gjithë populli, duke akuzuar qeverinë si organizatë kriminale.
Thirrja antikushtetuese e nxiti ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për t?i kërkuar Prokurorisë të marrë të pandehur Berishën . Replikoi dhe deputeti Taulant Balla i cili kërkoi ngritjen e komisionit të posaçëm për verifikimin e shëndetit mendor të Berishës. Edhe deputeti Ben Blushi e quajti fatale. ?Tërhiqeni se është katastrofë? dhe duke e quajtur thirrje të dytë e tij pas 1997
Berisha: Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen. Nëse ju si organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm tua kthejnë ju me të gjitha mjetet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni. Të armatosen se armatosen amerikanët, të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre. Të sjellim ligjin, tu japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. Këta këtu që hidhen sigurisht hidhen se janë të lidhur me bandat, sigurinë ua japin bandat me uniformë dhe pa uniformë.
Opozita është këtu për qëndruar dhe do qëndrojë fuqishëm. Ju që bëni lojën e armëve ndaj qytetarëve, lojën e armëve dhe kërcënimet ndaj opozitës jemi të gatshëm tu përgjigjemi në mënyrën më solemne. Vetëm një gjë, ju dhe ata që ju japin zemër ju jeni nga më frikacakët e kësaj toke. Jeni si minjtë dhe do kërkoni vrima për tu futur dhe nuk do i gjeni dot. Nuk mundet ju të trajtoni shqiptarët në këtë mënyrë, nuk mundet ju të përzëni, spastroni shqiptarët nga vendi i tyre, një mashtrues, një nastradin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/berisha-ne-kuvend-te-armatosen-te-gjithe-qytetaret/