Report TV - Hyn në fuqi vendimi:Bombolat e gazit vetëm nëpër ambiente të certifikuara

2016-04-20 1

Tregtimi jashtë sdandarteve i bombolave të gazit, jo vetëm vë në rrezik jetët e konsumatorëve, por është edhe një shkaktar për evazion në këtë treg.

Në një takim me përfaqësues të industrisë së tregtimit të hidrokarbureve, Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, tha se kjo situatë do të marrë fund një herë e mirë.

Gjiknuri u paraqiti shoqërive Vendimin e fundit të Qeverisë që parashikon disiplinimin e këtij tregu.

?Është shumë e nevojshme që ky proces të disiplinohet akoma në favor të mbrojtjes së konsumatorit por edhe në favor të biznesit të ndershëm. Jemi dëshmitarë që shpesh herë bombolat mbushen në mënyrë ilegale dhe kjo është një tregti e paligjshme, me evazion fiskal por humbasin mbi të gjitha konsumatorët. Stacionet e shitjes së bombolave duhet të ngrihen. Të gjitha kompanitë sh.a, qoftë ato që kanë stacione karburanti të ngrenë pikat për tregtimin e bombolave. Do të ketë ndëshkime të ashpra për ata që nuk respektojnë tregtimin e bombolave të gazit në mënyrë të rregullt. Duhet të jenë nën mbikëqyrjen tuaj. Do të thotë se nuk ka më mbushje në karburante e kjo nuk do të lejohet. Nuk do lejohen në asnjë mënyrë pasi mundësitë tanimë janë. Është bërë e mundur që tregtimi të bëhet edhe afër pikave të karburantit por jo më mbushja në ato pika. Do jetë stacioni për shitjen e bombolave, do jepet bombol boshe dhe do merret bombol e mbushur. Mbushjet do bëhen në vendet e veçanta, sipas parametrave që kërkon industria?, nënvizoi Gjiknuri.

Vendimi i Qeverisë parashikon tregtimin e bombolave të gazit vetëm nëpër ambientet e certifikuara, si dhe detyron shoqëritë tregtare të mbikqyrin të gjitha etapat e tregtimit, nga mbushja, deri te shitja tek konsumatorët.

Free Traffic Exchange