A1 Report - Alibeaj: "Nepunësi civil hyn ne fuqi menjehere, te larguarit rikthehen"

2015-08-21 0

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi aktin normativ të qeverisë për nënpunësin civil, që shtynte me 6 muaj hyrjen e tij në fuqi, juristi Enkelejd Alibeaj shpjegon efektet që sjell në administratën publike rrëzimi i vendimit të Kushtetueses.

Sipas Alibeajt, ligji hyn në fuqi menjëherë madje me fuqi prapavepruese që nga 1 tetori. Vendimi i gjykatës ka sjellë reagimin e menjëhershëm të deputetit socialist Erjon Braçe, i cili është shprehur se e gjithë trupa e gjyqtarëve të Kushtetueses është në funksion të Partisë Demokratike.

Pas rrëzimit të aktit normativ të qeverisë për nëpunsin civil nga Gjykata Kushtetuese, ligji do të hyjë në fuqi menjëherë madje me fuqi prapavepruese që nga 1 tetori,shpjegim ky i dhënë nga juristi Enkelejd Alibeaj . Në një intervistë për "A1 Report", Alibeaj sqaron se kjo do të thotë se të gjithë të larguarit nga administrata mund të rikthehen sërisht në punë madje të hapin dhe çështje në gjykatë për shkarkimin e tyre, ndërsa për emërimet e bëra rishtazi ai i cilëson të pavlefshme.