Report TV - Talenti 9-vjeçar nga Lezha Gabriel Reposhi ja si interpreton baladat

2016-04-18 1

Ky është Gabriel Reposhi. Edhe pse është vetëm një fëmijë 9-vjeç, interpreton në mënyrë të jashtëzakonshme këngën popullore të veriut.

Aftësitë e rralla vokale dhe muzikore të Gabriel Reposhit shfaqen në interpretimin e kësaj balade të vjetër dhe të vështirë edhe për më të rriturit. ?Ç?janë kta gur? të bardh e t?zi?

Intepretim fantastik, që shoqërohet edhe me këngë të tjera të folklorit të veriut.

Gabriel Reposhi duket se ka lindur për skenën. Tek ai bashkohen siguria e intepretimit me zërin e rallë.

Dikush duhet të kujdeset për talentin dhe zërin e tij të veçantë të Gabrielit të vogël. Shqipëria, një vend që krenohet për këngëtarët me famë botërore si Saimir Pirgu, Agim
Hushi, Ermonela Jaho e Inva Mula, një ditë mund të krenohet edhe me Gabriel Reposhin.

Free Traffic Exchange